DAAC LLC ofron shërbime që janë të specializuara në menaxhimin e financave, kontabilitetit, ekspertiza financiare për organizata të ndryshme në sekrorin privat, persona fizik dhe për Organizata Jo Qeveritare (OJQ).
Këto shërbime janë të ndara në disa kategori, duke u përfshirë:
1. Kontabiliteti i Përgjithshëm
2. Konsulenca tatimore
3. Vendimet për Investime
Ne kemi punuar me një gamë të gjerë të klientëve nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, organizata jo-profitabile, dhe shumë më tepër.
Përdorimi i teknologjisë së fundit apo inovative është thelbësor për ne për të ofruar shërbime cilësore dhe për të siguruar që informacioni financiar i klientëve tanë të jetë i saktë, transparent dhe i besueshëm.
Me kuptim të detajuar të sfidave dhe nevojave specifike të çdo sektori
gjithashtu ofrojmë shërbime konsulentësh në kontabilitet dhe financë. Aftësia jonë për të kuptuar rregullat dhe praktikat financiare na lejon të ndihmojmë klientët në përmirësimin e performancës financiare, zhvillimin e strategjive afatgjata dhe menaxhimin e riskut financiar.
Sign up to hear from us.
Ndërveprimi personal me klientet dhe prezantimi me korrektësi i shërbimeve tona janë thelbësore për të arritur tek një klient i ri. Fillimisht sigurohemi që të vlerësojmë secilin klient potencial duke kuptuar nevojat e tyre dhe t’i tregojmë për vlerat që ofrojmë.
Ne kemi ndihmuar klientët tanë të përmbushin detyrimet ligjore dhe të mbrojnë interesat e tyre nëpërmjet vlerësimit të proceseve financiare dhe të kontrollit të brendshëm.
Hapat që ndjekim në përfshirjen e klientëve të rinjë:
- Identifikimi i segmenteve të tregut që janë më të përshtatshme për shërbimet tona të kontabilitetit, siç janë: industria dhe madhësia e kompanisë.
- Përdorimi i bazave të dhënave për bizneset, për të kuptuar për së afërmi pengesat që hasin, dhe shqyrtimin e mundësisë për t’iu ofruar zgjidhje.
Eksperienca jonë e gjatë dhe suksesi i arritur në projektet e mëparshme na bën një zgjedhje të sigurtë për klientët që duan një partner të besueshëm dhe të përvojësuar në fushën e kontabilitetit dhe auditimit të brendshem, konsulencë tatimore dhe ekspertizave financiare.
Reputacioni ynë i mirë dhe referencat pozitive nga klientët tanë tregon nivelin tonë të lartë të aftësive dhe shërbimeve cilësore. Ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të ndihmojmë klientët tanë të arrijnë qëllimet e tyre financiare.
Copyright © 2023 DAAC - të gjitha të drejtat e rezervuara.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.